Kërkohej nga Kosova, arrestohet në Rinas 32 vjeçi-pritet ekstradimi i tij - NACIONALE

Kërkohej nga Kosova, arrestohet në Rinas 32 vjeçi-pritet ekstradimi i tij

4 javë më parë

nga NACIONALE

I akuzuar në Kosovë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Rinas 32 vjeçi me inicialet A.Sh vjeçi baues në Kukës.

32 vjeçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit, Shqipëri:

DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.

Lajme të ngjashme