Kërkohej me urdhëresë gjykate, Policia e Kosovës arreston një person
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim me urdhëresë gjykate.
Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se i arrestuari kërkohej për grabitje.
“Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Drenasit, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje:
-L.I, mashkull, 37 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite dhe denim me gjobë).” – thuhet në njoftim.