Kërkesat e flakura tutje të NjSI-së nga qeveria, Sindikata e Policisë nesër takim me Sveçlën
Në lidhje me kërkesat e Njësive Speciale të Kosovës që qeveria kosovare i ka refuzuar në plotni, Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë të mërkuren takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta 10” Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri; duke bërë të ditur që ende nuk ka përgjigje në favor të kërkesave të NjSI-së nga qeveria.
“Në realitet një përgjigje ende nuk kemi marrë, por kemi caktuar një takim me Ministrin të cilën do ta zhvillojmë nesër. Krejt varët se si do të zhvillohet biseda ma Ministrin i cili në këtë rast përfaqëson Qeverinë. Tani për tani nuk nuk do të bëjmë një hap tjetër pa ditur se çka do të realizohet dhe unë po shpresoj për një reflektim pozitivë gjatë këtij takimi me vet faktin që ministri ka vendosur te kemi një takim po besoj qe do të dal të këtë lëvizje”, ka thënë Zeqiri.