Kërkesa për shkarkimin e kryetarëve të veriut, Elezi: Çështja duhet të adresohet te kryesuesit e kuvendeve komunale - NACIONALE

Kërkesa për shkarkimin e kryetarëve të veriut, Elezi: Çështja duhet të adresohet te kryesuesit e kuvendeve komunale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj, ka folur për kërkesën e serbëve të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të veriut, e cila është dorëzuar dje në KQZ.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Elezi ka treguar se autorët i kanë udhëzuar që kërkesën e tyre ta adresojnë tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatës.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t'i adresojnë tek autoriteti kompetent”, ka thënë Elezi.

Lajme të ngjashme