Kërcënoi kryeministrin në emisionin “Debat Plus”, arrestohet i dyshuari N.S. - NACIONALE

Kërcënoi kryeministrin në emisionin “Debat Plus”, arrestohet i dyshuari N.S.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me inicialet N.S., i cili dyshohet se ka kërcënuar kryeministrin me vrasje mbrëmë gjatë një paraqitje në emisionin “Debat Plus”.

Në njoftim është thënë se arrestimi është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së”, është thënë në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se si e ka bërë kërcënimin.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme