Kërçeli e konfirmon telefonatën mes Gecit dhe Konjufcës për votën e Marigonës
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, e konfirmoi telefonatën mes këtij të fundit dhe Gani Gecit.
“Glauku nuk flet me atë gjuhë: ‘çfarë po kërkon’. Thjesht e ka pyetur për ta zhbllokuar Kuvendin”, ka thënë Kërçeli në Debat Plus.
Geci deklaroi në “Debat Plus” se një ditë para seancës së parë të Kuvendit, ish-kryetari i Kuvendit dhe njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar personalisht për t’i kërkuar votën e deputetes Marigona Geci në mbështetje të qeverisë së Albin Kurtit.
“Ka pasë nga sekserët e LVV-së. Një prej deptetëve të LVV-së të rrethit të Prizrenit dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, me datën 14, një ditë para seancës së parë me ka thirrë dhe me ka thanë çka po kërkon që me na votu qeverinë e Albin Kurtit.” - tha ai