Keqtrajtoi seksualisht një të mitur, arrestohet burri nga Suhareka
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur në Suharekë.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është cilësuar si “dhunim i mbetur në tentativë”.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNIM I MBETUR NË TENTATIVË
Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.