“Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat”: Haradinaj tregon emrat që do t`i votonte për president
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurti, i cili po pretendon se për shkak të moszgjedhjes së presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje në muajin prill.
Ai ka bërë me dije se ky është një paragjykim.
Në një intervistë në Kanal 10, Haradinaj ka treguar emra që do të mund t`i votonte për president,
“Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerike kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohna në këmbë kur e votoj. Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat”, ka thënë Haradinaj.