Këmbimi i pronave, IKD: Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ka këmbyer pronën publike - NACIONALE

Këmbimi i pronave, IKD: Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ka këmbyer pronën publike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimin të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale me pronat e dy personave fizik.

Këtë veprim të komunës, IKD-ja e ka cilësuar si të kundërligjshëm.

Instituti ka treguar për masat që nuk janë respektuar në këtë proces.

Vendimi i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës korrespondon plotësisht me përmbajtjen e propozim vendimit të Kryetarit të Komunës. Ky vendim është nxjerrë pa u zhvilluar asnjë konsultim publik dhe pa u përmbushur kërkesat ligjore. Pos që nuk pati konsultime publike, vendimi i Kuvendit Komunal i nxjerrë sipas propozimit të Kryetarit të Komunës nuk sqaron se, saktësisht, cili është interesi i Komunës që të jap pronën në Zonën Kadastrale në Çagllavicë për të marrë pronën në Zonën Kadastrale në Zllatar, në të cilën tanimë është ndaluar ndërtimi”, ka vlerësuar IKD.

Sipas IKD-së, Ligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës përcakton disa kushte për këmbimin e pronave.

Ligji NR. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (Tutje: Ligji) në nenin 24 ka përcaktuar kushtet për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Fillimisht, ky nen ka përcaktuar se prona mund të këmbehet vetëm për qëllime të përmbushjes së interesit publik, gjersa vendimi i nxjerrë nuk e sqaron se cili është interesi publik në këtë rast. Veçanërisht, mbetet e paqartë për publikun se si mund të konsiderohet interes publik realizimi i planit rregullues “Prishtina e re – Zona Qendër”, gjersa është pikërisht kjo pronë që ipet në këmbim të një prone që s’ka të bëjë me këtë pjesë”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme