Këmbësorja lëndohet rëndë në Prishtinë, arrestohet shoferi - NACIONALE

Këmbësorja lëndohet rëndë në Prishtinë, arrestohet shoferi

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë pasi u godit nga një automjet në Prishtinë, në një aksident të ndodhur të dielën rreth orës 17:50.

Sipas Policisë, shoferi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila pësoi lëndime të rënda trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga njësiti për hetimin e aksidenteve.

Lajme të ngjashme