Këmbësori në Gjilan goditet për vdekje nga një veturë, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan një burrë është goditur për vdekje nga një veturë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se një person është arrestuar në lidhje me rastin.
Sipas policisë, viktima është goditure më veturë nga në vendkalim të këmbësorëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.