Kelmendi: Pjestarët e FSK-së duhet t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie
Kanë vazhduar reagimet për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë.
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke thënë se kjo është në dëm të Kosovës.
“Një pjesëtar i FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve etj. i cili nuk e vë vetën në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, nuk i shërben të mirës së Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.