Kelmendi për avokatin e Sanduloviqit: S’kam parë njeri më të guximshëm se Stojkoviq
Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, ka komentuar vizitën në Prekaz të Skënderajit të Çedomir Stojkoviqit, avokat i Nikolla Sanduloviqit, politikanit serb që dyshohet se u rrah brutalisht nga BIA.
Në shkrimin e tij, Kelmendi ka theksuar se nuk ka parë njëri më të guximshëm se Stojkoviqi.
Tutje, Kelmendi ka vlerësuar se nëse do të kishte më shumë njerëz si Stojkoviqi, nuk do të kishte luftëra në Ballkan.
“Nuk kam pare njeri më të guximshëm se Çedomir Stojkoviqi. Ky avokat serb sot ka nderuar Blerina Jasharin, familjare e Adem Jasharit, të vrarë nga forcat serbe në Prekaz.
Vizita vjen si reagim ndaj persekutimit të Nikola Sanduloviqit në Serbi, pasi ai shprehu respektin e tij në Twitter në të njëjtin memorial.
Nëse do të kishte më shumë njerëz si Stojkoviqi, nuk do të kishte luftëra në Ballkan.” – shkroi ai.
I haven’t seen a braver man than Čedomir Stojković. This Serbian lawyer today paid his respects to Blerina Jashari, family member of Adem Jashari, killed but Serbian forces in Prekaz.
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) January 18, 2024
The visit comes as a reaction to the prosecution of Nikola Sandulović in Serbia, after he… pic.twitter.com/DRXZ0TGmju