Kelmendi me informacione: Kurti s'po heq dorë nga posti i presidentit, por ka hapur lojën për poste të tjera
Gazetari Adriatik Kelmendi ka dhënë mbrëmë detaje mbi zhvillimet rreth çështjes së presidentit, duke u thirrur në informacione të veta.
“Sipas informacionit që kam nga të dyja palët... ka pasur një kërkesë edhe për një takim me z. Abdixhiku”, deklaroi ai.
Ai shtoi dallimin me PDK-në.
“Nuk ka pasur asnjë kërkesë me shkrim siç është kërkuar nga PDK-ja për Bedri Hamzën”, tha Kelmendi.
Sipas tij, qëndrimi i Kurtit mbetet i pandryshuar për postin e Presidentit.
“Nuk heq dorë nga posti i Presidentit, por ka hapur lojën për pozita të tjera”, u shpreh ai.