Kelmendi kritikon Borrellin: Nuk e kam parë të fajësojë Serbinë, nuk i ndihmon shtensionimit
Adriatik Kelmendi, moderator i njohur i emisionit “Rubikon”, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar ngjarjet e ditës së djeshme në Bruksel.
Më saktë, ai është marrë me Josep Borrellin, shef i diplomacisë së BE-së. Kelmendi ka kritikuar Borrellin për mosfajësimin e Serbisë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën.
“Sinqerisht, nuk më kujtohet Josep Borrell duke e fajësuar ndonjëherë Serbinë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën. Kur të dyja palët nuk janë pragmatike, ai fajëson Kosovën, kur Serbia nuk është pragmatike, ai fajëson të dyja palët. Kjo nuk i ndihmon as shtensionimit, as demokracinë!” – shkroi ai në X.
Frankly, I don’t recall @JosepBorrellF ever putting a blame on #Serbia for not reaching deals with #Kosovo.
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) October 26, 2023
When both sides are not pragmatic he blames 🇽🇰, when 🇷🇸 is not pragmatic he blames both sides.
This does not help de-escalation, nor democracy!