Kelmendi: Kosova duhet ta mbyll Tik Tok-un dhe Snapchat-in
Gazetari Adriatik Kelmendi ka kërkuar që edhe Kosova t`i mbyll rrjetet sociale “Tik Tok” dhe “Snapchat.
Ai ka kërkuar që në shkollat publike si obligative të futet edhe lënda për rrjetet sociale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova duhet t`i ndërmarr hapat e njëjtë që po i ndërmerr Shqipëria në raport me rrjetet sociale.
“Shqipëria synon t’i mbyllë Tiktokun dhe Snapchatin, pas vrasjes së 14-vjeçarit. Një vendim i duhur, i cili do të duhej të përcillej edhe në Kosovë. Njëkohësisht, në shkolla duhet të futet si e obligueshme lënda e Rrjeteve Sociale. Nuk ka kuptim që krejt popullata të merret me rrjete sociale çdo ditë, kurse të mos ketë njohuri profesionale për to!”, ka shkruar Kelmendi.