Kelmendi flet për zjarrin në “ETC”: Ende s`kam shkuar në vendin e ngjarjes
Afaristi Ramiz Kelmendi ka bërë me dije se nuk e di shkaktarin e zjarrit që sot ka djegur qendrën e tij tregtare “ETC” në Klinë.
Ai ka treguar se ende nuk ka shkuar në vendin e ngjarje, meqenëse pak momente më parë është njoftuar për rënien e zjarrit nw biznesin e tij.
Në një prononcim për “Telegraf”, Kelmendi ka thënë se zjarri ka ndodhur në kohen kur marketi nuk ka qenë i hapur.
“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, është shprehur Kelmendi.