KEK-u, prodhuesve: Tetë ditë afat për kontratë me ne si furnizues fundor për dy muaj - NACIONALE

KEK-u, prodhuesve: Tetë ditë afat për kontratë me ne si furnizues fundor për dy muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

KEK-u ka njoftuar se si furnizues fundor për ndërmarrjet prodhuese janë edhe tetë ditë për të lidhur kontratë për furnizim – furnizim ky vetëm për dy muaj.

“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u”, than nga KEK-u,.

KEK ka thënë se afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 1 qershor dhe zgjatë 8 ditë. Për këtë KEK kërkon nga bizneset që të kontaktojë në adresën zyrtare furnizimi@kek-energy.com ose në numrin e telefonit 080010600.

Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:

• Numri i biznesit (NUI)

• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK

• Pikat matëse

• Adresa e biznesit

• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)

• Letërnjoftim i personit te autorizuar

“Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”

Lajme të ngjashme