KEK-u del me një njoftim për B2-shin, thotë se ka filluar “remontin e rregullt vjetor 30 ditor” - NACIONALE

KEK-u del me një njoftim për B2-shin, thotë se ka filluar “remontin e rregullt vjetor 30 ditor”

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas raportimeve në media për rënie të blloqeve B1 dhe B2, Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se ka nisur “remont të rregullt vjetor 30 ditor.”

“Ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike,” tha KEK-u për njësin B2 në Termocentralin Kosova B.

Postimi i plotë:

KEK nis remontin vjetor të njësisë B2 – investimet në TC Kosova B drejt standardeve të BE-së

Njoftim për media:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se, në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik (BVE), ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditor të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B.

Ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.

Ndërkohë, siç është bërë e ditur edhe më herët, njësia B1 e TC Kosova B i është nënshtruar projekteve madhore të modernizimit, përfshirë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të cilat kanë filluar në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor.

Pas përfundimit të këtyre investimeve, pritet të rritet ndjeshëm siguria e operimeve, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe, mbi të gjitha, të sigurohet funksionimi në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Lajme të ngjashme