KEK thërret konferencë për media për sonte
Korporata Energjetike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, pas situatës energjetike të krijuar në vend.
Sipas një njoftimi nga KEK, konferenca do të mbahet në orën 19:00.
“Qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim.
Në këtë konferencë do t’ju flas Kryeshefi Egzekutiv i KEK sh. a. Gramos Hashani” – thuhet në njoftim.