KEK njofton se Njësia A3 është jashtë funksionimit për shkak të një defekti teknik
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se Njësia A3 është jashtë funksionimit për shkak të një defekti teknik.
Sipas KEK-ut, në orën 22:17 është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë, si masë parandaluese për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve.
Ekipet profesionale janë duke trajtuar defektin, ndërsa Njësia A3 pritet të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
“Për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, dhe duke pasur parasysh rrezikun e dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve, në orën 22:17 është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë.
Ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit.
Ekipet profesionale janë duke trajtuar situatën dhe Njësia A3 do të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë.”