KEK: Njësia A-3 është rikthyer në prodhim sot në mëngjes - NACIONALE

KEK: Njësia A-3 është rikthyer në prodhim sot në mëngjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e bllokut A-3.

Përmes njoftimit për media, kjo korporatë ka bërë me dije se blloku është rikthyer në prodhim sot në mëngjes.

“Njesia A-3 e Termocentralit Kosova A, e cila ishte çkyçur nga puna në orët e vona të datës 25.05.2025 për shkak të reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A, është rikthyer në punë me sukses sot në mëngjes. Rreth orës 09:00, njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe gjendja e saj aktuale është stabile. Falë angazhimit profesional të stafit të TC-A-së, respektivisht Departamentit të Elektrikës dhe MRRK-së, janë kryer me sukses pastrimi i izolatorëve dhe testime të tjera teknike të nevojshme, të cilat kanë mundësuar rikthimin e njësisë A-3 në funksion”, është thënë në njoftimin e KEK-ut.

Lajme të ngjashme