KEK: Blloku A3 rikthehet në prodhim - NACIONALE

KEK: Blloku A3 rikthehet në prodhim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është kthyer në prodhim.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se kjo ka ndodhur pas sinkronizimit me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të mëngjesit.

“Pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 dhe realizimit me sukses të aktiviteteve të tjera teknike, njësia është rikthyer në prodhim falë angazhimit të jashtëzakonshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të TC Kosova A, të cilët punuan pa ndërprerje për rikthimin e saj në operim në kohë rekord. Aktualisht, njësia operon në gjendje stabile, ndërsa kapacitetet e saj prodhuese tashmë janë nominuar në sistem, duke forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e sistemit energjetik të vendit”, është thënë në njoftimin për media.

Lajme të ngjashme