KEDS tregon masat për të kursyer energjinë: Kujdes me bojlerin, zëvendësojeni me ngrohës diellor
KEDS po thotë se amvisëria është një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, derisa ka publikuar disa masa që mund t’i ndërmarrin konsumatorët për të kursyer.
KEDS në një njoftim në Facebook, ka thënë se amvisëria mund të kontribuojë në uljen e konsumit.
Sipas ekspertëve, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:
Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.