KEDS me shpjegime interesante: Derën e frigoriferit me mbajt hapur sa më pak
KEDS ka dalur me një shpjegim mbi mënyrën se si qytetarët duhet t’a përdorin frigoriferin.
Mësimet që jep KEDS, fillojme me fjalinë, “...me mbajtë derën e frigoriferit hapë'!”
Pastaj vazhdon me hollësitë se si e përse, dera duhet të mbahet e mbyllur.
“Bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse kur depërton ajri i ngrohtë, humbet freskia, kështu që këtyre pajisjeve ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake dhe rrrjedhimisht shpenzojnë më shumë energji.” – thuhet aty.
E plotë:
...me mbajtë derën e frigoriferit hapë'!
Derën e frigoriferit ose të ngrirësit rekomandohet ta mbani t'hapur sa më pak që është e mundur.
Bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse kur depërton ajri i ngrohtë, humbet freskia, kështu që këtyre pajisjeve ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake dhe rrrjedhimisht shpenzojnë më shumë energji.