KEDS-i fikë dritat në objektin e tij, kërkon që shembulli i njëjtë të ndiqet edhe nga qytetarët
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka fikur dritat në objektin e tyre në Prishtinë, duke bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.
Në një postim në faqen e tyre në Facebook, nga KEDS thonë se ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie.
“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”.Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti”, shkruhet në postim.
“Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”
Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës. Çdo dritë e fikur...
Posted by KEDS Energy on Wednesday, August 17, 2022