KDI: Vetëm 10% e qytetarëve mendojnë se në sektorin e drejtësisë ka pasur përmirësime
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot hulumtimin e dytë të opinionit që tregon këndvështrimin e qytetarëve për reformën në drejtësi.
Në hulumtimin e prezantuara sot në një konferencë për media, bëhet e ditur se qytetarët mendojnë se nuk është bërë ndonjë punë e madhe në këtë sektor.
Sipas hullimit, vetëm 10 për qind e qytetarëve mendojnë se sektori i drejtësisë ka shënuar përmirësime.
“Në pyetjen nëse qytetarët kanë parë përmirësime këtë vit në punën e prokurorive dhe gjykatave, qytetarët janë ndarë në dysh. Kështu, 44% e qytetarëve mendojnë se deri diku ka pasur përmirësime në performancën e sektorit të drejtësisë, derisa 36% mendojnë se nuk ka pasur fare përmirësim. Vetëm 10% e qytetarëve që mendojnë se sektori i drejtësisë ka shënuar përmirësime”, është thënë në komunikatën e KDI-së.