KDI: Kuvendi po shkon drejt problemeve të vjetra - NACIONALE

KDI: Kuvendi po shkon drejt problemeve të vjetra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KDI ka bërë me dije e Kuvendi i Kosovës nuk e ka nisur mirë sesionin e pranveror.

Përmes një njoftimi për medie, ky institut ka thënë se Kuvendi po shkon drejt problemeve të vjetra.

“Për mungesë kuorumi edhe këtë vit Kuvendi po shkon drejt problemeve të vjetra, siç është grumbullimi i vazhdueshëm i pikave të rendit të ditës që nuk po marrin epilog në seanca”, është thënë në njoftimin e KDI-së.

Sot Kryesia e Kuvendit ka shqyrtuar çështje të funksionimit të brendshëm të Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me përfaqësues të administratës, janë mbledhur në punëtorinë e parë për të shqyrtuar aspekte të funksionimit të brendshëm të Kuvendit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryesia ka diskutuar lidhur me planin e punës për vitin 2023 dhe ka shqyrtuar draft-rregulloret e brendshme të cilat burojnë nga ligje të caktuara dhe rregullojnë sfera të veçanta të veprimtarisë dhe të funksionimit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme