KDI kërkon nga deputetët përfundimin e konstituimit të Kuvendit - NACIONALE

KDI kërkon nga deputetët përfundimin e konstituimit të Kuvendit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) u ka bërë thirrje deputetëve dhe partive parlamentare që të ndërmarrin menjëherë hapat për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, pas interpretimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjen e nënkryetarëve si hap i fundit në këtë proces.

Sipas KDI-së, zgjedhja e anëtarit të pestë të Kryesisë nga komuniteti serb do të përmbyllte konstituimin dhe do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë, duke rikthyer funksionalitetin e plotë institucional. Organizata thekson se tetë muaj pas zgjedhjeve, vonesat nuk mund të konsiderohen formale, por dëmtojnë proceset demokratike dhe besimin e qytetarëve.

KDI rikujton se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe themel i shtetit të së drejtës, duke kërkuar nga të gjitha subjektet politike të veprojnë në përputhje me këtë parim për të rikthyer normalitetin institucional dhe demokracinë parlamentare.

Lajme të ngjashme