KDI: Karriget janë për punë, jo për pushtet
Instituti Demokratik i Kosovës ka vazhduar me fushatën rreth moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim të publikuar të mërkurën, KDI thotë:
“Karriget janë për punë, jo për pushtet”.
Theksojmë se sipas një vendimit të Gjykatës Supreme, që ia rrëzoi Udhëzimin Hekuran Muratit, ministrat që janë zgjedhur deputetë, nuk mund të nxjerrin udhëzime të tilla.
Pra, nuk mund të ushtrojnë dy funksionet njëkohësisht.
Ndërkohë të martën, për herë të 47-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me insistimin e Vetëvendosjes për votim të fshehtë.