Katër udhëheqës perëndimorë shkojnë në Ukrainë për solidarizim me rastin e dyvjetorit të luftës - NACIONALE

Katër udhëheqës perëndimorë shkojnë në Ukrainë për solidarizim me rastin e dyvjetorit të luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër udhëheqës perëndimorë, përfshirë kryeministrat e Kanadasë, Italisë dhe Belgjikës, arritën të shtunën në Kiev për të shfaqur solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të pushtimit rus.

Giorgia Meloni e Italisë, Justin Trudeau i Kanadasë, Alexander De Croo i Belgjikës dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëtuan drejt kryeqytetit ukrainas me tren gjatë natës nga Polonia fqinje, tha Qeveria e Italisë në një deklaratë, raporton agjencia “Reuters”.

Meloni pritet të mbajë një video-konferencë më vonë gjatë ditës nga Kevi e në të cilën do të përfshihen udhëheqës nga vendet e Grupit G7 dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i ftuar që t’i bashkohet kësaj paraqitjeje.

24 shkurt 2022, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, mijëra trupa ruse u futën në Ukrainë. Nga ajo ditë, ushtria ukrainase, e mbështetur me ndihma të shumta nga aleatët perëndimorë – nga ShBA-ja, mbi të gjitha – ka arritur që të çlirojë një pjesë të konsiderueshme të territorit, kryesisht në pjesën veriore të vendit dhe në fazën e hershme të luftës, por trupat pushtuese ruse ende kanë nën kontroll pjesë të mëdha në lindje dhe juglindje të Ukrainës.

Para disa ditëve, ushtria ukrainase vendosi që t’i tërhiqte trupat nga qyteza Avdiivka, duke ia dhuruar Rusisë fitoren më të madhe në luftë që nga pushtimi i Bakhmutit në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme