Katër të vrarë e shtatë të plagosur nga një sulm me thikë në ShBA
Katër persona u gjetën të vdekur e shtatë të tjerë u lënduan gjatë një sulmi me thikë në disa zona në Rockford, Illinois, të Shteteve të Bashkuara të mërkurën pasdite, tha policia amerikane. Një i dyshuar është ndaluar.
Një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një burrë 22-vjeçar u vranë në incident, ndërsa pesë të lënduar u dërguan në spitale lokale me “lëndime serioze”, tha policia lokale të mërkurën në mbrëmje gjatë një konference për gazetarë, raporton televizioni CNN.
Pesë persona u lënduan në qytetin Rockford, ndërsa dy të tjerë në distriktin Winnebago, tha zëdhënësja e policisë, Michelle Marcomb.
“Kemi shumë skena në këtë pikë dhe ende po punojmë për t’i njoftuar familjet” – tha komandantja e policisë në Rockford, Carla Redd, e cila shtoi se zyrtarë lokalë e federalë ishin duke iu përgjigjur rastit. Qytetit Rockford shtrihet rreth 140 kilometra në perëndim të Chicago-s.