Katër të vdekur nga përmbytja e barkës me emigrantë në Kanalin Anglez - NACIONALE

Katër të vdekur nga përmbytja e barkës me emigrantë në Kanalin Anglez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë vdekur, pasi një barkë me emigrantë u ballafaqua me vështirës gjatë kalimit nëpër Kanalin Anglez në orët e para të së mërkurës, njoftoi qeveria britanike.

Gazetari i BBC-së, Nick Eardley, tha se një person i afërt me rastin i ka thënë që 43 persona janë shpëtuar dhe se mbi 30 prej tyre janë nxjerrë nga uji.

Ka gjasë që në këtë barkë të kishte emigrantë që janë nisur nga Franca, një ditë pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, njoftoi masa të reja për ndaljen e barkave me emigrantë.

Merret vesh se barka kishte filluar të përmbytej rreth orës 3 të mëngjesit, 30 milje në perëndim të Dover-it.

Roja bregdetare britanike, forcat detare franceze dhe një helikopter i ambulancës janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Në nëntor të vitit 2021, një incident fatal ndodhi në Kanalin Anglez, kur të paktën 27 emigrantë vdiqën pas fundosjes së një gomoneje që ishte nisur nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të ngjashme