Katër të lënduar nga aksidenti në hyrje të Rugovës - NACIONALE

Katër të lënduar nga aksidenti në hyrje të Rugovës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Të lënduarit, pas tretmanit mjekësor, janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme