Katër të lënduar, edhe një aksident mes trenit dhe një veture në Klinë
Edhe një tjetër rast aksidentimi mes trenit dhe një veture ka ndodhur në fshatin Stupë të Klinës këtë të diele, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Si pasoj e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Dritën Rugova.