Tre shtetas të dyshuar rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit - NACIONALE

Tre shtetas të dyshuar rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku tre shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë pësuar lëndime dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Bazuar në informacionet e siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve (të dyshuar) janë kapur nga policia.

Momentalisht po kërkohet për të dyshuarin tjetër (dyshohet femër).Sipas prokurorisë, rusët tentuan të depërtonin në perimetrin e uzinës teksa fotografonin. Se cilat janë qëllimet e tyre për momentin mbeten një mister.

Sipas Prokurorisë, ruset ishi duke bere foto dhe tentuan te hyjnë në perimetrin e uzinës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se tre prej ruseve (të dyshuar) janë kapur nga policia.

Lajme të ngjashme