Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë janë raportuar 24 raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të Policisë dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, një tjetër në Kaçanik dhe në Malishevë.
Njëra nga viktimat në Fushë Kosovë ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Në anën tjetër, një person tjetër në Fushë Kosovë është arrestuar pasiqë ka sulmuar një femër.
Në Kaçanik poashtu është arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Ndërsa, në Malishevë është arrestuar një person pasiqë kishte sulmuar bashkëshortë.
Policia njofton se është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë (NN) 18.11.2022 - 22:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Fushë Kosovë, 19.11.2022 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kaçanik 19.11.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Malishevë 18.11.2022 - NN. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
