Katër raste të dhunës në familje veç në rajonin e Prishtinës - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje veç në rajonin e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë, një rast është raportuar në Prishtinë, një në Obiliq, në Podujevë dhe një në Graçanicë.

Më poshtë mund të gjeni detaje më shumë për të gjitha këto raste.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 26.07.2023 - 03:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga vllau i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Podujevë 25.07.2023 - 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Graçanicë 26.07.2023 – 17:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 26.07.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme