Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, viktimat janë tri gra dhe një burrë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, viktimat janë tri gra dhe një burrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh. Në këtë raport, njoftohet për 4 raste të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Një rast ka ndodhur në Obiliq.

“Obiliq 06.12.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti më 06.12.2023 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Edhe në Gjakovë ka pasur dhunë në familje, ku viktimë ishte një grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

“Me 07.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartcekur e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila kishte pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e policisë.

Një rast tjetër i dhunës në familje është njoftuar se ka ndodhur në Prizren, ku një burrë ka kanosur dy viktimat, një grua dhe një burrë tjetër.

“Prizren 07.12.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dy viktimat një femër dhe mashkull kosovar. Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.

Lajme të ngjashme