Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në rajonin e Prishtinës
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit veç në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Fushë-Kosovë.
Këto janë rastet:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë. 24.08.2023 - 10:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë. 24.09.2023 - 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë. 24.09.2023 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lipjan. 24.09.2023 – 19:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike, i njëjti ndodhet në arrati. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar.