Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë/ 13.10.2025-18:22. Me 03.12.2025 është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë /03.12.2025-21:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë / 03.12.2025 - 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuarat kosovare pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për lëndime apo edhe tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë / 20.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.