Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë / 26.02.2025 - 02:00. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 26.02.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, të cilën më pas e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 26.02.2025 - 09:00. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug / 26.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.