Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
KANOSJE /DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 25.01.2025 – 21:00. Më 27.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kanosur të dashurën, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 26.01.2025 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka larguar nga shtëpia fëmijët e ankueses femër kosovare derisa ajo ka qenë në punë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.