Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

· Pejë / 08.06.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimat kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 08.06.2025 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë / 08.06.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme