Katër raste dhunimi brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste dhunimi.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Rahovec.
RASTET:
Prishtinë 14.06.2023 – 05:10.
Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie ka kryer veprën e cekur ndaj saj, kundër vullnetit të saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.
Rr. Besa, Prishtinë 13.06.2023 – 17:20.
Lidhur me rastin, me 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 07.06.2023 – 19:00.
Më 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 08.06.2023 – 22:00.
Lidhur me rastin me 14.06.2023 është arrestuar edhe i dyshuari (i dytë) tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.