Katër persona të lënduar pas një aksidenti në Ferizaj, njëri dërgohet në QKUK
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën Varosh-Gërlicë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, i cili ka thënë se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit” - ka thënë ai për “Klan Kosova”.