Katër persona të lënduar në një aksident në Deçan - NACIONALE

Katër persona të lënduar në një aksident në Deçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur rreth orës 09:50 në fshatin Lebushë të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë.”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lajme të ngjashme