Katër persona përfshihen në një përleshje, sulmohet edhe zytari policor - NACIONALE

Katër persona përfshihen në një përleshje, sulmohet edhe zytari policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër persona janë përfshirë në një përleshje të dhunsme të shtunën në Ferizaj.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, një nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.” - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme