Katër orë pritje për të dal nga Kosova në Merdarë - NACIONALE

Katër orë pritje për të dal nga Kosova në Merdarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkuarja e mërgimtarëve nga Kosova ka bërë që pritjet të jenë mjaftë të gjata në pikat kufitare.

Për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdarë, qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë, ndërsa për të hyrë nga kjo pikë duhet pritur deri në 30 minuta.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Qendrës për Menaxhimin Kuftare, në kuadër të MPB-së.

Gjendja në pikat kufitare është më e qetë, ku për të dal nga Kosova te Dheu i Bardhë duhet pritur deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa tek pika kufitare Mutivodë duhet pritur deri në 1 orë e gjysmë.

Lajme të ngjashme