“Katastrofë”: Mërgimtarit i vjen fatura e energjisë elektrike 730 euro
Po vazhdojnë edhe më tutje ankesat për fatura të larta të energjisë elektrike.
Së fundi, një mërgimtar i ka shkruar Nacionales për të treguar shumën jashtëzakonisht të lartë që e ka pranuar në muajin dhjetor.
Ai na i ka dërguar edhe fotografitë e faturës, ku shihet se totali, është 730 euro.
“Jetojmë jashtë vendit, për nëj muaj ka ardh 730 euro. Katastrofë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, në idhje me këto çmime të larta, gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti e pyeti sot kryeministrin Albin Kurti, për të mësuar se sa i ka ardhur atij fatura.
Por, Kurtit duket se nuk i pëlqeu pyetja e Nacionales, pasi deklaroi se vizita ishte në Telekom dhe jo në KEK.
“Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ardhur ende. Por ky është Telekomi, jo KEK-u, e ke parasysh? ” – deklaroi Kurti, ndërsa gazetarja e Nacionales ia kujtoi Kurtit se gazetarët kanë të drejtë të bëjnë edhe pyetje të tjera, që nuk ndërlidhen me Telekomin.